Cancelo mund të kthehet në Serinë A: hipoteza e pabesueshme e shkëmbimit

17 Mars 2023
15:02
Denis Hakanaj
back button

Karriera e Joao Cancelo, pavarësisht klubeve të mëdha për të cilat kka luajtur dhe luan, ka qenë ndoshta pak më poshtë parashikimeve, sidomos pas asaj që tregoi me fanellën e Inter-it, të drejtuar në atë kohë nga Luciano Spalletti, tashmë drejt triumfit në Serie A me Napolin.

Në fakt, lojtari portugez, pas eksperiencës së tij me fanellën e klubit zikaltër, zbarkoi tek Juventusi në kohën e Massimiliano Allegri-t për rreth 40 milionë euro.

Një transferim i një rëndësie të madhe, i cili megjithatë nuk solli aq shumë efektet e dëshiruara, saqë në sesionin pasues të merkatos, Cancelo veshi fanellën e Manchester City-t të Pep Guardiola-s deri në janarin e kaluar, kur si u huzua te Bayern-i.

Por edhe në Gjermani, portugezi nuk po jep 100% dhe, në sesionin e ardhshëm të merkatos, mund të vendosë edhe të ndryshojë ambientin, ndoshta për t’u rikthyer në vendin ku shkëlqeu më shumë, ose më saktë tek Inter-i.

Prandaj, Joao Cancelo mund të kërkojë që të rikthehet të veshë fanellën së Inter-it, por kërkesat e Manchester Cityt nuk do të jenë më të thjeshtat për t’u plotësuar.

Në fakt, Qytetarët, mund t’i ofrojnë zikaltërve një këmbim kokë më kokë me qendërmbrojtësin Alessandro Bastoni-t, i preferuari i Pep Guardiola-s, trajneri spanjoll i kampionëve në fuqi të Premier League.

Një kërkesë shumë e vështirë për Inter-in për ta menduar, edhe nëse duhet të merret parasysh se kontrata e mbrojtësit italian m,e Inter-in skadon në vitin 2024.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit