Cannavaro: Do ta kisha stërvitur Napolin edhe falas, ja pse nuk më zgjodhi De Laurentiis

28 Mars 2024
10:51
Alfred Lleshi
back button

Prania e Fabio Cannavaros në krah të De Laurentiis në Napoli-Empoli, ndeshja që sanksionoi shkarkimin e Garcias, kishte bërë të besohej se kampioni i Botës ishte ndër kandidatët për stolin blu. Por më pas mbërritën Mazzarri dhe Calzona, teksa Cannavaro u kthye për të folur mbi këtë çështje.

Këto janë fjalët e tij për mikrofonat e “Sportitalia”: “Do ta kisha stërvitur Napolin edhe falas, është ëndrra e të gjithë trajnerëve. Besoj se eksperienca nuk ka asnjë lidhje me mungesën e emrit tim në mesin e 50 kandidatëve të shqyrtuar nga De Laurentiis për pankinën e Napolit, pas Garcias.

Shumë njerëz nuk e respektojnë eksperiencën që kam pasur në Kinë, por unë jam trajner dhe dua të jem trajner. Edhe sot, dy vite pas rikthimit tim në Itali, vazhdoj të studioj dhe të përditësoj veten, sepse e di që kjo është ajo që dua të bëj”.

Vlerësimi i tij për këtë Napoli: “Problemi këtë vit është se shumë trajnerë janë ndryshuar dhe lojtarëve u është dashur të përvetësojnë shumë koncepte të ndryshme nga njëri-tjetri. Sigurisht që do të ketë konfuzion. Me Atalantën është shansi i fundit për Champions League”.

Që nga viti 2023, Fabio Cannavaro është bërë pronar i “Centro Paradiso” në Soccavo, qendra historike e trajnimit të Napolit, ku ai filloi futbollin dhe prej nga kanë kaluar Diego Armando Maradona, Ciro Ferrara, Andrea Carnevale e tjerë:

“Ideja më erdhi disa vite më parë dhe e kam çuar përpara në heshtje. Është një strukturë që duhet të qëndrojë në këmbë për 100 vite dhe të mos mbyllet më. Do të doja të krijoja sektorin e të rinjve të një shkolle futbolli apo një akademie me synimin për të sjellë sa më shumë fëmijë atje”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit