Cannavaro për yllin e Serisë A: “Mund të shënojë tre gola me dy prekje”

19 Korrik 2024
15:30
Denis Hakanaj
back button

Legjenda e Italisë, Fabio Cannavaro beson se Napoli do të ishte pretendent për titullin e Serie A nëse mban Victor Osimhen dhe nuk e zëvendëson atë me yllin e Chelseat, Romelu Lukaku.

Ai shtoi se yllit nigerian i duheshin më pak raste se belgu për të shënuar. Duke folur për Gazzetta dello Sport, Cannavaro deklaroi se Napoli mund të sfidojë Interin për titull sezonin e ardhshëm, por ata duhet të mbajnë Osimhen dhe Khvicha Kvaratskhelia.

Ai beson se të dy do të jenë kyç për skuadrën e Antonio Contes.

“Napoli do të luftojë për titullin, nëse mban Osimhen dhe Kvara. Osi mund të shënojë tre gola me dy prekje; ai është i paparashikueshëm dhe ka nevojë për më pak raste se Lukaku për të shënuar. Conte i vendos lojtarët gjithmonë në pozicionin më të mirë dhe Oriali do të jetë një vlerë e shtuar”.

Osimhen thuhet se është një objektiv për Chelsea dhe Paris Saint-Germain këtë verë, por të dy klubet duket se nuk janë të gatshëm të aktivizojnë klauzolën e tij të lirimit prej 120 milionë euro.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit