Cannavaro, zbulohen detajet e festës speciale për 50-vjetorin e lindjes. Të pranishëm rreth 400 të ftuar

18 Shtator 2023
13:48
Alfred Lleshi
back button

I lindur më 13 shtator 2023, Fabio Cannavaro mbushi 50 vjeç këtë vit. Ditët e fundit rrodhën informacione mbi festën e zhvilluar me këtë rast, bashkë me familjen dhe në veçanti bashkëshorten Daniela, vajzën Martina, djemtë Andrea dhe Christian.

Në këtë ceremoni ishin rreth 400 të ftuar, që e nderuan kampionin e botës më 2006 në këtë përvjetor të shënuar. Tortë speciale për ish-mbrojtësin dhe kapitenin e Italisë, kampion bote e vitit 2006. Kodi i veshjes për mbrëmjen, me disa fytyra të njohura, ishte me ngjyrë të zezë.

Shumë elegante u shfaq protagonistja e mbrëmjes, vajza e ish-futbollistit, e cila ishte zbukuruar me një maskë me efekt misterioz. Në Instagram, 21-vjeçarja ka publikuar disa foto dhe ka shkruar “recap”, për të përmbledhur momentet e një mbrëmjeje të bukur.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit