Capello, i pamëshirshëm me trajnerin e rekordeve: Ka ngrënë thonjtë në stol

19 Gusht 2020
15:10
Denis Hakanaj
back button

Fabio Capello nuk i ka kursyer kritikat për Leipzig-un dhe trajnerin e saj pas eliminimit në gjysmëfinalen e luajtur kundër Paris Saint-Germain.

Ish-trajneri ka komentuar paraqitjen e gjermanëve dhe të trajnerit të ri Julian Nagelsmann,  i cili duket se ka paguar mungesën e eksperiencës.

“Jam i zhgënjyer nga Nagelsmann”, ka thënë Capello nga studiot e Sky. “Ka qëndruar për një pjesë loje në stol duke ngrënë  thonjtë. Ka gabuar taktikë. Suksesi i PSG-së ka qenë më se i merituar”.

“Skemat nuk mjaftojnë pa cilësi për të shkuar përpara. Skemat duhen, por nuk mund të shkosh askund pa cilësi”.

Fjalë të ashpra për trajnerin e Leipzig, i cili ka vendosur disa rekorde deri tani. Ai, në fakt, është bërë trajneri më i ri në historinë e kampionatit gjerman kur ka marrë drejtimin e Hoffenhemnë moshën 28 vjeç.

Gjithashtu, në moshën 33 veç, ai është bërë dhe tekniku më i ri që ka luajtur një gjysmëfinale të Champions League në historinë e kompeticionit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit