Në skenën e Festivalit të Trentos ishte dita e Milanit të të pamposhturve. Mes të pranishmëve edhe trajneri i kohës, Fabio Capello, i cili mes kujtimit të asaj skuadre që dominonte botën nisi një “thumbim” për Milanin e sotëm.
“Ne ishim shumë të organizuar, në atë kohë e dinim se kush duhej t’i ekzekutonte penalltitë, – ishin fjalët e çuditshme të ish-trajnerit, i cili ironizoi atë që ndodhi në Firence, ku Theo Hernandez dhe Abraham zëvendësuan Pulisic nga pika e bardhë, edhe pse kishte hierarki të vendosura nga Fonseca për këtë punë.
– Ata ishin lojtarë fantastikë, por nuk u kënaqën kurrë. Megjithatë, bota e futbollit është e mbushur me lojtarë që janë të kënaqur, por unë mendoj për një lojtar që i nis (mbi)emri me L”.
Capello zgjodhi ironinë për të komentuar humbjen e fundit të Milanit në Firence, ndërsa pak ditë më parë ishte shumë më i ashpër në komentin e dy penalltive të humbura: “Ajo që ndodhi është thjesht e papranueshme. Kur përgatitet një ndeshje, bëhen shumë gjëra.
Komunikohen edhe zgjedhjet specifike për goditjet e lira apo penalltitë. Sigurisht që lojtarët duhet të bëjnë atë që kërkon trajneri, nuk mund të diktojnë dëshirat e tyre, të marrin topin dhe praktikisht të vendosin në mënyrë të pavarur për të ekzekutuar penalltitë. Kjo nuk është gjë aspak e mirë…”
Edhe nominalisht, Capello ishte gjithashtu i ashpër me Theo Hernandez: “Një tjetër sjellje jo tipike për fanellën e Milanit. Kushdo që mban shiritin duhet të jetë lider, simbol i ekipit. Kujtojni Baresin apo Maldinin… Hernandez, nga ana tjetër, solli vetëm negativitet në grup me qëndrimet e tij”.