Capello: Napoli ka shanse ndaj Barçës, ja kush e fiton Champions-in

3 Gusht 2020
15:53
Alfred Lleshi
back button

Manchester City është favorit për ta fituar Ligën e Kampionëve këtë sezon. Kështu mendon Fabio Capello, i intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” në prag të rifillimit të afërt e kompeticionit maksimal kontinental. “Napoli, – siguron ai, – mund të shënojë në kthim ndaj Barcelonës. Ai duhet t’i shfrytëzojë sa më mirë mundësitë e krijuara. Me siguri, Messi do të jetë akoma njeriu i sfidës. Atalanta kundër PSG? Parizienët kanë një mungesë të madhe si Mbappé, por edhe Atalanta ka humbur një element themelor si Ilicic. Me sllovenin në lojë do të vija bast për Atalantën”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit