Capello “ngel në klasë” Spallettin: Taktikat e tij krijuan konfuzion te lojtarët

1 Korrik 2024
9:25
Alfred Lleshi
back button

“Spalletti dukej se donte të mbështetej në një mbrojtje me tre lojtarë, si kampioni italian, Interi. Pastaj ndodhi e kundërta në Gjermani, a u ngatërrua?” I takon Fabio Capellos t’i përgjigjej pyetjes së saktë nga “Gazzetta dello Sport”, i thirrur për të analizuar eliminimin e dhimbshëm të Italisë nga “Euro 2024” nga pikëpamja taktike:

“Nga ajo që pamë në fushë, besoj se konfuzioni na ka penalizuar. Mbi të gjitha me lojtarët. Fagioli luajti në rolin e regjisorit, por asnjëri prej axurrëve nuk është Lobotka i Napolit të Lucianos. Ata kanë karakteristika të ndryshme. Xhaka bëri atë që donte ndaj nesh, pa u penguar. Me këtë rast do të përdorja një fjalë tjetër për Spallettin…”

Cilën? “Supozimi. Kisha ndjesinë se tashmë kundër Spanjës trajneri nuk mendonte si përzgjedhës, por si trajner klubi. Në thelb, ai dërgoi një ekip në fushë, duke thënë me vete: ne jemi ne, ata janë ata, le të shohim kush është më i miri. E bëri këtë duke zgjedhur mbrojtjen me katër ndaj anësorëve më të fortë sulmues në të gjithë Kampionatin Europian. Dhe e pamë se kush ishte më i miri…”

Lajme të tjera

Lajmet e fundit