“Hakan Calhanoglu”.
Fabio Capello nuk ka dyshime. Ai është më i miri i Interit. Ish-trajneri i Milanit foli për Gazzetta dello Sport në lidhje me ziklatrit dhe në veçanti për mesfushën në dispozicion të Simone Inzaghit duke filluar nga turku:
“Ai është një dirigjent orkestre, dikush të cilit mund t’i besosh topin me qetësi, pa patur frikë se mund ta humbë. Në rolin e tij si organizator ai është ndër tre lojtarët më të mirë në botë.
“Kë vë përpara tij? Do të thosha Rodri i Manchester City, i cili luajti një kampionat të madh europian me Spanjën, dhe ndoshta Declan Rice i Arsenalit, titullar i Anglisë në finale. Megjithatë talentit të Calhanoglu i shtoj edhe dëshirën dhe depërtimet e Barellas.
“A mund të mjaftojë transferimi i mundshëm i Samardzicit te Milan për të fshirë diferencat me Interin? Interi është i plotë, e thamë, por Lazar ka talent, imagjinatë. Ai është një lojtar me goditje të shkëlqyera, por i mungon vazhdimësia. Në këtë Fonseca do të duhet të tregohet i aftë, por ai nuk do të ketë asnjë problem”.