Capello: Trajneri e ruan harmoninë në skuadër, Milani duhet ta thotë hapur se Fonseca nuk preket

7 Shtator 2024
20:35
Alfred Lleshi
back button

Fabio Capello, duke folur në frekuencat e “Radio Deejay”, analizoi fitoren e arritur mbrëmë nga Italia ndaj Francës, 3-1 në Paris: “Lojtarët e panë veten të lirë, të fuqizuar, jo të vënë në shina, siç kishte ndodhur në Gjermani. Ne pamë një lloj tjetër shpirti dhe vullneti tek axurrët. Ata ishin të hutuar në Gjermani, shumë diskutime pati me grupin Spalletti para ndeshjes dhe rezultati u shfaq në fushë. Italia reagoi mirë pas disavantazhit, mbi të gjitha theksoi vështirësitë e Francës në mbrojtje”.

Mbappe në vështirësi kundër atyre që e mbrojnë…
Ky nuk është roli i tij, Mbappe i pëlqen të vrapojë shpejt dhe të shohë nga porta. Franca ka shumë sulmues, është me fat, por ata e bëjnë Mbappe të luajë si qendërsulmues.

Por ata kanë Thuramin…
Për mendimin tim, Deschamps duhet të sakrifikojë një sulmues në të majtë, të luajë me Thuram në zonë.

A prisnit një qëndrim më vendimtar nga Milani për Theo dhe Leao?
Jo, nuk do të më dukej pozitive të veprohej kështu. Po, klubi duhej të kishte ndërhyrë duke thënë se trajneri nuk mund të preket. Është trajneri që duhet të ndërhyjë direkt te lojtarët. Ai ka rolin më të rëndësishëm, duhet të rikrijojë harmoninë në skuadër.

A e ka Fonseca staturën për diçka të tillë te Milani?
Të shohim, sot për sot është në vështirësi. Shpresoj se po, trajneri duhet të ketë kohë për t’i implementuar idetë e tij. Fonseca demonstroi forcë dhe personalitet duke i lënë jashtë dy senatorët e Milanit, tani duhet ta bëjë këtë duke i bërë të kuptojnë se të luash pa ndihmuar në fazën e mbrojtjes nuk të çon askund.

Cili ekip është më favoriti për titullin e Serie A?
Interin e shoh më të avantazhuar. “Basti” mund të jetë Napoli me Lukakun, pashë që ata po bëjnë gjëra shumë interesante. Do të kisha thënë Juventusin pas dy ndeshjeve të para, tani le të presim.

Sa do të ndikojnë tetë ndeshjet e Champions League?
Kupat Europiane do të jenë thelbësore për arritjen e objektivave, mbi të gjitha do të ketë rëndësi forca e skuadrave, e çdo lojtari. Nga ky këndvështrim, Interi është dukshëm më i mirë se të gjithë të tjerët në Itali.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit