Michael Carrick është i bindur se Manchester United po lëviz në drejtimin e duhur ndërsa përgatitet për sezonin e tij të parë të plotë në krye të “djajve të kuq”. Trajneri anglez u konfirmua në stolin e “Old Trafford” pas një performance të jashtëzakonshme në mes të sezonit, që siguroi kualifikimin në Champions League.
“E dimë që duhet të vazhdojmë të përmirësohemi. Kemi një përgjegjësi të madhe këtu: të fitojmë dhe të luajmë futboll emocionues. Kjo nuk ndryshon kurrë dhe ne gjithmonë duhet të përpiqemi të garojmë për trofetë më të mëdhenj. Ka hapa për të ndërmarrë, por ne jemi në një pozicion ideal për t’i ndërmarrë ato”, tha Carrick.
Më tej, ai shtoi: “Kemi një grup fantastik lojtarësh dhe besojmë se ata posedojnë standardet e kërkuara në aspektin e talentit, angazhimit dhe vendosmërisë për të pasur sukses këtu. Ata duan të jenë në këtë klub. Kjo na jep besim se po ndërtojmë vërtet diçka dhe po shkojmë në drejtimin e duhur“.
Duke folur për ambicjet e sezonit të ri, Carrick tha: “E dimë që kemi atë që duhet për të mposhtur ekipet më të mira në këtë Ligë. Tani bëhet fjalë për ta bërë këtë gjatë gjithë sezonit të Premier League, ndërkohë që sfidojmë edhe për çdo trofe që kemi në dispozicion.”
“Mezi pres të udhëheq ekipin sezonin e ardhshëm dhe t’i sjell ato netë të veçanta evropiane përsëri në “Old Trafford”. Jemi gati t’i çojmë gjërat në nivelin tjetër dhe t’ju sjellim më shumë nga ato momente të shkëlqyera që përcaktojnë United“, deklaroi Michael Carrick.







