Carvajal rrëfen momentet e dhimbshme: Kalova netë të gjata pa gjumë, por u ndjeva i dashuruar

21 Tetor 2024
11:17
Telesport
back button

Kur kanë kaluar 10 ditë nga operacioni, mbrojtësi spanjoll Dani Carvajal ka rrëfyer momentet e dhimbshme që ka kaluar. 32-vjeçari do të mungojë për një kohë të gjatë, pasi dëmtimi është i rëndë, duke humbur sezonin.

Ai pësoi një këputje të ligamentit të kryqëzuar të përparmë, ligamentit kolateral të jashtëm dhe tendinit popliteal të këmbës së djathtë. Mbrojtësi i djathtë i Real Madrid dhe Spanjës, ka shkruar një mesazh në Instagram.

Ai ka folur për gjendjen e tij shëndetësore: “Kanë kaluar tashmë disa ditë nga operacioni, me momente të dhimbshme, netë të gjata dhe ndjesi të vështira për t’u menaxhuar”.

Por, në të njëjtën kohë, u ndjeva shumë eifortë dhe i rrethuar nga gjithë kjo dashuri. Kjo gjë e bën këtë proces të rikuperimit më të këndshëm. Tashmë ka kaluar java e parë e rehabilitimit”, shprehet Dani Carvajal.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit