Të gjithë sot do të kenë vëmendjen nga sfida çerekfinale e Euro 2024 mes Spanjës dhe Gjermanisë. Dy pretendente për këtë turne, që pritet të dhurojnë një ndeshje të madhe. Dani Carvajal, një nga protagonistët e Spanjës, ka folur për këtë përballje.
“Ne i kemi fituar ndeshjet e fundit ndaj tyre pasi kemi qenë më lart se ata. Gjithsesi, nuk na kanë mundur kohët e fundit, por e kanë bërë në të kaluarën. Kjo do të jetë një ndeshje 50/50, nuk ka favoritë”, u shpreh Carvajal.
I pyetur se çfarë duhet bërë për të fituar sërish, mbrojtësi i Real Madrid tha: “Duhet të dimë të vuajmë kur kundërshtari ka kontrollin dhe të jemi energjikë kur e kemi lojën në dorë. Ne do të duhet të lëmë sa më pak hapësira të jetë e mundur”.
Edhe Carvajal ka replikuar me ish-portierin gjerman Lehman, që tha se Spanja është një kombëtare e re dhe e papërvojë. “Ne nuk e marrim mendimin e askujt si referencë. Kroos foli për të dhe e përshkroi atë në mënyrë perfekte”.
“Te Gjermania kanë lojtarë të klasit botëror. Ata duken si ne, ne kemi armë të ngjashme dhe kjo do të varet nga presioni. A do të na presin apo do të bëjnë presing? Ecuria e ndeshjes do të varet nga kjo”, tha Dani Carvajal.