Dani Carvajal, mbrojtësi i Spanjës dhe Real Madrid, foli për të përditshmen “AS” përpara fazës së 1/8-ave të Euro 2024, ku iberikët do të luajnë ndaj Gjeorgjisë. Spanja e mbylli fazën e grupeve në vendin e parë, me 9 pikë pikë, pas fitoreve me Kroacinë, Spanjën dhe Shqipërinë.
“Askush nuk na ka parë si favorit dhe sot besoj se është një avantazh, të luajmë me më shumë liri. Besoj se kemi treguar se mund të jemi në mesin e kandidatëve, por tani fillojnë ndeshjet e KO, ato të “jetës a vdekjes”. Tani duhet të jemi të fortë dhe të kapërcejmë çdo fazë, sepse na pret një rrugë e tmerrshme”, tha Dani Carvajal.
“Fillimisht duhet të përqendrohemi te ndeshja me Gjeorgjinë, ta fitojmë atë dhe më pas të mendojmë për të ardhmen. Ne kemi luajtur dy herë me ta edhe pse në kushte të vështira, siç ishte ndeshja në Tbilisi. Tani është diçka krejt tjetër. ata janë një rival i vështirë, ndaj duhet kujdes”, u shpreh Dani Carvajal.