Pas daljes në finale të “Euro 2024”, kombëtarja e Spanjës po evidentohet jo vetëm për lojën e saj, por edhe mënyrën se si menaxhohet nga brenda.
Të besuarit e De la Fuente kanë arritur t’i bëjnë tifozët e “La Roja” të ndihen sërish të lidhur me kombëtaren e tyre. Çka do të thotë se Spanja ka mundur të tregojë versionin e saj më të mirë në këtë edicion të Europianit.
Po cilat janë dallimet midis De la Fuente dhe Luis Enrique, trajnerëve të fundit të kombëtares iberike? “Ne kemi ardhur nga një periudhë me ligje më të rrepta. Tani gjithçka është pak më e relaksuar.
Morata thotë se nuk i intereson për sa kohë që fitojmë Europianin. Kemi një atmosferë të mrekullueshme, është një anarki e kontrolluar”, – përgjigjet Carvajal, lojtari i Real Madridit.
Pa dyshim, e gjitha kjo është diçka që shihet me sy të lirë në çdo ndeshje të Spanjës. Grupi njerëzor përmirëson lojën në fushë: “Ne nuk kemi celularë në tryezë, gjatë vakteve, për të lehtësuar përqendrimin.
Veshim të njëjtën uniformë në mënyrë që të ketë unitet brenda dhomës së zhveshjes. Morata është kapiteni i ekipit tonë, kështu që ai vendos”, – përfundoi Carvajal.
Këtë të diel, në orën 21:00, Spanja do të luajë finalen e madhe ndaj Anglisë për trofeun e lakmuar.