Casillas habit me deklaratën: Messi më bëri portier më të mirë…

20 Mars 2019
12:05
Alfred Lleshi
back button

Iker Casillas ishte shumë kategorik, kur iu referua dueleve të tij të vjetra me Leo Messin, kur mbronte portën e Real Madridit. “Gardiani” aktual i Porto konfirmoi se do të luajë të paktën derisa të jetë 40 vjeç në klubin portugez. 

Në një intervistë me “El día después”, ai pranoi se “El Clásico” kundër gjeniut argjentinas të Barçës i priste me dëshirë, por edhe me ankth: "Unë kam qenë me fat, që kam mundur të përballem me Messin. Dua të them se ai më ka bërë një portier më të mirë".

Gjithsej, 17 gola ka pësuar Iker Casillas nga Messi në klasiket mes Real Madridit dhe Barcelonës, nga të cilët: 10 në La Liga, 5 në Superkupën Spanjolle dhe 2 në Ligën e Kampionëve. Messi debutoi si golashënues në një klasike, duke shënuar në portën e Casillas, në barazimin 3-3 të La Liga-s, sezoni 2006-2007, dhe shënoi dy nga gjashtë golat e fitores së madhe (26), që katalanasit arritën në “Santiago Bernabéu”, në maj 2009.

Po ashtu, Iker Casillas la hapur mundësinë e kthimit në ekipin kombëtar spanjoll, nëse Luis Enrique e dëshiron këtë: "Tri vite kanë kaluar nga grumbullimi im i fundit dhe kjo kohë ka qenë pak e vështirë, e çuditshme".

Lajme të tjera

Lajmet e fundit