Cassano i ashpër me Italinë: Trajneri s’ka faj, ekip pa këllqe, ta shpifim me atë lojë

2 Korrik 2024
9:43
Telesport
back button

Ish-sulmuesi i Italisë, Antonio Cassano, ka folur ashpër për lojën e kombëtares së itj në Europianin që po zhvillohet në Gjermani. Ai ka kritikuar lojtëratë për paraqitjen e tyre dhe eliminimin nga Euro 2024.

Eliminimi ishte mëse i merituar, ne e meritonim të ishim jashtë Europianit. Zvicra na dominoi në fushë”, është komenti i ish-fantazistit, që zbulon edhe bisedën që ka patur me trajnerin Luciano Spalletti.

Unë i kisha thënë trajnerit: “Kujdes, kombëtarja nuk është e mirë. Është e varfër dhe mbi të gjitha është një arrë e vështirë për t’u goditur”, thotë Cassano, që shton se do të jetë gjithnjë në krah të Spalletti, pasi e konsideron nje figurë të rëndësishme.

Antonio Cassano në fjalimin e tij në “Viva El Futbol sulmon drejtpërdrejt lojtarët italianë të përfshirë në Kampionatin Evropian: “Përveç faktit që edhe në kupat e Europës ne ta shpifim, në ekipin kombëtar ky është realiteti. Ne ta shpifim”.

Ekip pa personalitet, pa cilësi, pa ide, pa këllqe, pa asgjë. Italia mendon të spekulojë, të mos dojë të luajë, e megjithatë ne kishim një gjeni në pankinë”, tha më tej Cassano.

Por, padyshim që trajneri nuk mund të bënte më shumë se kaq, sepse atëherë në realitet duhet të dalin ata gjysmë-lojtarë që thonë se janë të mirë… dhe në vend të kësaj ne ta shpifim”, u shpreh Antonio Cassano.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit