Interi po përgatitet për debutimin në Champions League kundër Ajax, pas dy humbjeve radhazi ndaj Udineses dhe Juventusit. Çështja e portierit (Sommer ose Martinez) dhe zgjedhjet e Chivu ishin temë diskutimi në emisionin “Viva el Fútbol” me Adani, Cassano dhe Ventola.
“Fantantonio” shpërtheu kundër drejtuesit zikaltër Beppe Marotta, duke e akuzuar se nuk e mbështet trajnerin: “Në vend që të bëjë vetëm intervista dhe të nxjerrë lajme të filtruara, duhet ta mbështesë Chivu”.
Më tej, ish-sulmuesi shtoi: “Është anti-futboll, anti-drejtues, nuk kupton asgjë. Një inkompetent i pastër, njerëzit tallin b*thën me të. Kur flet me lojtarët nuk ka asnjë besueshmëri, njerëzit e marrin për tallje”. Cassano vazhdoi: “Kur shkon në Pinetina nuk di kush janë lojtarët, as të rinjtë. Vetëm Ausilio bën gjithçka. Kur ka për të marrë meritat, del Marotta të flasë me të gjithë”.







