Cassano: “Milani asfaltoi Interin në derbi! Ekipi i Inzaghit pa titull ka dështuar sivjet. Pulisic lojtar i vërtetë, jo si ai tjetri…”

24 Shtator 2024
19:36
Telesport
back button

Antonio Cassano ka analizuar derbin e Milanos. Ish-talenti barez i futbollit italian foli hapur dhe ashtu si e pa ai derbin duke prere shkurt dhe drejt:

“Milani asfaltoi Interin ne derbi. Cdo gje tjeter qe thuhet apo lexohet per mua eshte per mbushje dhe ska asnje vlere por thjesht per te justifikuar dicka dhe dike. Dhe mos na tregoni perrallat e faktit se Milani eshte si Interi, sepse nuk eshte ashtu. Interi nese nuk fiton titullin ka deshtuar totalisht, pasi ka te njejtin trajner prej vitesh, nje sistem loje, lojtare qe njihen mes tyre.

Milani vinte nga nje humbje e rende ndaj Liverpool, te gjithe shkruanin se sdo te kishte shpetim, por ne 24 ore, trajneri i tyre pati nje ide te cmendur qe te gjithe ndoqen. Une kurre sdo ta kisha pritur ate gje qe beri Fonseca, duhet te jem i sinqerte.

Milani e meritoi të fitonte me idetë e trajnerit të tyre, por sidomos me nje lojtar qe per mua eshte lojtar i vertete dhe jo si ai tjetri, Leao. Po flas per Christian Pulisic qe udhehoqi kuqezinjte qe ne minutat e para per te terhequr me pas edhe shoket e ekipit.”

Edhe Nicola Ventola, ish-sulmuesi i Interit, perforcoi mendimin: “Nuk mbaj mend ndonje skuader tjeter ne keto vitet e fundit qe te kete dominuar Interin ashtu si beri Milani ne derbin e fundit, kete duhet ta them me sinqeritet. Merita e kuqezinjve. Interi nuk eshte ne krize aspak, eshte me e forta ende, por ne ndryshim nga vjet nuk e ka nisur mire…”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit