Cassano tregon prapaskenën: Tottin e kishte shitur Roma, nuk pranova Juven!

10 Janar 2021
13:28
Eraldo Harlicaj
back button

Antonio Cassano është personazh i veçantë, shtoji këtu dhe Bobo Vierin dhe imagjinojeni se si shkon biseda. Dy ish-yjet e Italisë kanë treguar disa prapaskena të rëndësishme.

“Unë u ktheva te Roma pasi kisha zhvilluar disa paraqitje të shkëlqyera në Euro 2004. Situata e Tottit nuk ishte aq e mirë sepse kishte pështyrë Christian Poulsen dhe Franco Baldini e kishte shitur atë te Chelsea. Unë isha e ardhmja e Romës, por Francesko e zbuloi këtë dhe aty filluan probleme.

“Unë u largova nga romakët për shkak se kishim rënë dakord se do të rinovonin kontratën, por nuk e mbajtën fjalën. Mendova të kaloja tek Interi, por Ernesto Bronzetti më konfirmoi se Real Madrid ishte i interesuar për mua. Si mund ta refuzoja ofertën e tyre? Kisha disa dyshime, por nuk mund t’i thoja jo.

“Mund të kisha kaluar dhe në radhët e Juventusit kur isha te Bari, madje klubet kishin arritur dhe një marrëveshje. Pranova Romën sepse ata ofruan më shumë para. Unë zgjodha ata sepse më dhanë një pagë më të lartë, por gjithsesi do ta kisha refuzuar ‘Zonjën e Vjetër’, pasi aventura ime atje do të zgjaste vetëm tre ditë. Nuk ishte atmosfera dhe mjedisi i duhur për mua atje”, – tha Cassano.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit