Cassano zbulon sekretin e madh: Më shkroi CR7, por s’kam frikë nga Papa tek i fundit i kësaj toke

4 Dhjetor 2021
11:05
Alfred Lleshi
back button

Antonio Cassano rikthehet për të folur për Cristiano Ronaldon. Në puntatën e fundit të “BoboTv” në Twitch, ish-talenti barez ka zbuluar një sfond që e sheh si protagonist bashkë me kampionin portugez, i cili u largua nga Juventusi në gusht. Sipas rindërtimit të fakteve nga Cassano, portugezi do t’i kishte dërguar mesazhe në Whatsapp pas një episodi të programit të tij, në të cilin sulmuesi nënçmohej në krahasim me brazilianin Ronaldo Nazario.

Këto janë fjalët e Cassanos: “Ronaldo më shkroi duke më thënë të kisha më shumë respekt për atë që kishte fituar, për golat që kishte shënuar. Nuk kam frikë të them të vërtetën, përballem me të gjithë botën, nga Papa e deri tek i fundit të kësaj toke.

I telefonova Buffonit për ta pyetur se si e mori numrin tim dhe ai m’u përgjigj se ia kishte dorëzuar zyrtarit të shtypit, i cili ia kaloi Ronaldos për të më thënë se ai ka shënuar 750 gola, ndërsa unë vetëm 150 gola. Unë i shkruajta: I dashur Cristiano, ti ke gjithçka, jeto i qetë. Merr shembull nga Messi, ai nuk e vret mendjen për çdo gjë dhe iu përgjigjet të gjithëve”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit