Castellanos “show”, Lazio rikthehet të buzëqeshë kundër Frosinone-s

16 Mars 2024
22:58
Denis Hakanaj
back button

Lazio fiton derbin ndaj Frosinones në javën e  29-të e Serisë A.

Në “Benito Stirpe”, bardhekaltrit fituan 2-3 dhe u rikthyen të buzëqeshin pas tre humbjeve radhazi dhe një javë të komplikuar nga dorëheqja e Sarri-t.

Nën drejtimin e Giovanni Martusciello, Lazio pësoi gol në minutën e 13-të nga Lirola, më pas barazoi rezultatin me Zaccagni-n (38′).

Në pjesën e dytë protagonisti ka qenë Castellanos, me argjentinasin që është aktivizuar në minutën e 56-të dhe brenda 5 minutash e ka përmbysur ndeshjen me golat në minutat 57 dhe 62.

Goli i Cheddira-s (70′) e bëri më dramatike fundin e ndeshjes, por ata që kanë festuar kanë qenë bardhekaltrit të cilët tashmë presin me besim ardhjen e trajnerit të ri të Tudor.

Vetëm pak minuta në fushë për sulmuesin e Kombëtares, Cunin, i cili është aktivizuar në minutën e 90-të në vend të Cheddira-s.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit