Cavani përgatit largimin nga United, Matador do të transferohet te një tjetër gjigant

8 Mars 2021
18:36
Denis Hakanaj
back button

Aventura e Edinson Cavani-t te Manchester United është drejt fundit.

Lajmi është dhënë nga e përditshmja argjentinase Ole, që ka folur për zhvillimin e negociatave mes Matador dhe Boca Juniors.

Ish-ylli i PSG-së duket se do të zbarkojë në Argjentinë qershorin e ardhshëm.

Cavani ka dëshirë të kthehet në Amerikën e Jugut dhe duket se ka zgjedhur Boca Juniors si destinacionin e tij të ri.

Matador-i ka një opsion për të rinovuar me Manchester United, por duket se nuk ka ndërmend ta ushtrojë këtë të drejtë dhe do t’i japë fund aventurës së tij në Europë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit