“Çdo ditë i them të vijë të luaj me Real Madrid, në Manchester nuk ka asnjë ditë me diell”

13 Korrik 2024
8:19
Telesport
back button

Rodrigo Hernández Cascante, i njohur si Rodri, është metronomi i mesfushës që çdo klub i madh në Europë do të bënte gjithçka për ta patur. Por që kur mesfushori spanjoll u largua nga Atlético Madrid për të nënshkruar me Manchester City në 2019-ën (70 milionë euro), ideja për t’u larguar nga Premier League nuk i shkoi kurrë në mendje.

I veshur me fanellën e Citizens ai ka fituar shumë trofe. 28-vjeçari me origjinë nga Madridi nuk ka asnjë arsye për të thënë lamtumirë sot kampionëve të Anglisë, pavarësisht se disa nga bashkëlojtarët e tij të kombëtares përpiqen ta bindin.

Një gjë të tillë ka bërë edhe Dani Carvajal, mbrojtësi i djathtë i Real Madrid. 34-vjeçari spanjoll pranoi se kishte provuar, madje edhe se po përpiqet ende të marrë PO-në e Rodri për një transferim në Madrid, qyteti i origjinës së mesfushorit.

Çdo ditë i them Rodri të nënshkruajë për Real Madrid. I them çdo ditë që të largohet nga Manchester se atje nuk ka diell dhe të vijë në Madrid sepse ne kemi nevojë për të.  Më thotë se ka një kontratë, por do të ishte perfekt për ne”, komenton  Carvajal.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit