Ceferin: Juventus ishte në Serinë B 15 vitë më parë. Futbollit i duhen skuadra si Atalanta

20 Prill 2021
14:20
Denis Hakanaj
back button

I pranishëm në Kongresin e UEFA-s, presidenti i federatës europiane Aleksander Ceferin ka folur në lidhje me Super League:

“Kompeticionet e UEFA-s kanë nevojë për historitë e skuadrave si Atalanta, Celtic, Rangers ose Galatasaray. Na duhen klube të tillë, njerëzit duhet të dinë se gjithçka është e mundur, që të gjithë kanë një mundësi të fitojnë”, ka thënë Ceferin.

“Klubet e mëdha të sotme nuk kanë qenë gjithmonë të tillë dhe nuk ka garanci se do të jenë në të ardhmen. Ku ishte Manchester United para Sir Alex Ferguson? E dini të gjitha. Ku ishte Juventus? Ishte në Serinë B”, ka shtuar numri një i UEFA-s.

“Nëse klubet që kontrollonin futbollin dhjetëra vite më parë do të kishin vendosur të krijonin një Super League, si do të kishte qenë? Do të kishin marrë pjesë Nottingham Forrest, il Porto, Crvena Zvezda. Futbolli ndryshon dhe klubet e mëdha sot duhet të kuptojnë se janë të mëdha falë UEFA-s, që ka mbrojtur rivalitetin dhe meritën sportive. Pa UEFA-n, kushedi ku do të ishin”.

Ceferin ka vazhduar: “Dua t’u flas pronërave të 12 klubeve, dhe veçanërisht klubeve angleze: zotërinj, keni bërë një gabim të madh. Jeni akoma në kohë për t’u kthyer mbrapa”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit