Çekia e papërballueshme për ne, Shqipëria dështon në transfertë

11 Tetor 2024
22:44
Telesport
back button

Shqipëria nuk ia doli të fitojë kundër Cekisë. Kjo transfertë në javën e tretë të Nations League për kuqezinjtë ishte shumë e vështirë për djemtë tanë, të cilët humbën 2-0.

Ndeshja pati probleme me tifozët. Në tribunën e ultrasve çekë gjatë fillimit të pjesës së parë janë vendosur flamuj serbë, ndërkohë që simbolet tona kombëtare janë kthyer përmbys.

Ka edhe pamje të tjera, ku shenja e X-it është vendosur te pjesa e shqiponjës dykrenare. Këto veprime të pahijshme nga ana e çekëve nxitin urrejtje dhe janë të palejueshme.

Sikur të mos mjaftonte kjo, disa tifozë çekë provokuan me thirrjet raciste: “Kosova është Serbi”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit