Çfarë do të thotë të kalosh 4 ditë të çmendura? Ju prezantojmë Cole Palmer, talenti i ri i Pep Guardiolas

21 Tetor 2021
17:47
Telesport
back button

Çfarë do të thotë të kalosh një javë të çmendur? Na e shpjegon Cole Palmer:

– Të shtunën 16 tetor në orën 16:15:
Thirret ne ekipin e parë me Manchester City dhe debuton në fitoren 2-0 në shtëpi kundër Burnley.

– Të Shtunën 16 Tetor në orën 20.30:
Në të njëjtën ditë të debutimit në ekipin e parë, ai bëri një hat-trick me grupmoshën nën 23 vjeç, duke fituar ndeshjen e mbrëmjes kundër Leicester City 5-0.

– E martë 19 tetor në orën 18:45:
Shënoi golin e tij të parë me skuadrën e Guardiolës në fitoren 5-1 kundër Club Brugge.

Brenda 3 ditëve, Cole Palmer, i lindur në 2002, magjepsi tifozët e qytetit dhe, mbi të gjitha, Pep Guardiola. Në moshën 19 vjeç ai është gati të japë gjithçka për të kapur një vend si titullar, le të shohim kohën kur ai do të na japë një përgjigje!

Për momentin, megjithatë, mund të themi vetëm se nëse ky është fillimi, mezi presim të jetojmë të ardhmen…

Lajme të tjera

Lajmet e fundit