Çfarë fitoreje nga Liverpool, Alexis Mac Allister nuk dorëzohet. Xhaka rikthehet pas dëmtimit, Sunderland mposhtet në shtëpi (video)

22 Shkurt 2026
16:59
Telesport
back button

Kanë përfunduar tri ndeshjet e radhës për javën e 27-të në Premier League. Liverpool ka vuajtur shumë në transfertën ndaj Nottingham Forest, por në fund fitoi 0-1. Në minutën e fundit të kohës së rregullt në pjesën e dytë, Liverpool gjeti golin me Alexis Mac Allister, por festa e të kuqve shkoi kot pasi goli u anullua për prekje të topit me dorë.

Megjithatë, në minutën e fundit shtesë, Liverpool gjeti golin sërish me Mac Allister. Sërish u desh konfirmimi i VAR-it, por këtë hera festa e të kuqve ishte legjitime. Protesta të shumta nga vendasit, por Liverpool fiton 0-1 dhe renditet në vendin e 6-të me 45 pikë, njësoj sa Man. United dhe Chelsea.

Crystal Palace fitoi 1-0 ndaj Wolves, falë golit të Guessand në minutën e fundit të kohës së rregullt. Miqtë humbën një penallti në pjesën e parë me Emmanuel Arokodare. Pjesën më të madhe të 45 minutave të dyta, Wolves luajti me një lojtar më pak.

Sunderland është mposhtur në shtëpi 1-3 nga Fulham. Për londinezët vendosi dopieta e Raul Jimenez dhe goli i Alex Iëobi, për vendasit ngushtoi shifrat Enzo Le Fee nga pika e bardhë e penalltisë. Granit Xhaka u fut në pjesën e dytë si zëvendësues, duke u rikthyer në fushë pas mungesës prej disa javësh, shkak dëmtimi.

SHIKOGOLAT

Lajme të tjera

Lajmet e fundit