Çfarë ndodhi realisht mes Napolit dhe Ronaldos? Përgjigjen shteruese e jep drejtori “axurr”

9 Shtator 2022
10:46
Alfred Lleshi
back button

Cristiano Giuntoli, drejtori sportiv i Napolit, foli për thashethemet e shumta të ditëve të fundit të merkatos mbi një ardhje të mundshme të Cristiano Ronaldos te blutë e Serie A. Këto janë deklaratat e bëra për “Mediaset”.

Rikthimi në Champions League – “Jemi të lumtur që luajmë sërish në këtë kompeticion. Jemi të lumtur për qytetin dhe pronarët e klubit. Çfarë i mungon futbollit italian në krahasim me atë anglez? Ata kanë më shumë intensitet, duhet të përpiqemi të përmirësohemi në këtë aspekt dhe të kemi kujdes”.

Për marrëveshjen për Ronaldon – “Ne kurrë nuk kemi folur me të vërtetë për Ronaldon. Në futboll nuk ecet me thashetheme. Jemi të kënaqur me atë që kemi, kemi besim dhe një ekip konkurrues. Çfarë dysheje do të kishte qenë portugezi me Osimhen? Kush e di…”

Për rinovimin e Meret dhe ardhjen e Navas në janar – “Nuk ka negociata për Navas, po fokusohemi te Meret. Jemi afër marrëveshjes, tani presim agjentin”.

Khvicha Kvaratskhelia – “Ishte në listën tonë që nga marsi 2020. Vendosëm të investojmë për të dhe kemi qenë më të shpejtë se Real Sociedad, Roma apo Juventusi”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit