CHAMPIONS | Arsenali i falet autogolit, Stuttgart shtang Juventusin në Torino. PSG zhgënjyes (VIDEO+RENDITJA)

22 Tetor 2024
23:23
Telesport
back button

Arsenali fiton ndaj Shkahtar Donetsk me rezultatin minimal 1-0 fale nje autogoli duke marre keshtu 3 pike te tjera dhe shkuar ne kuoten e 7 pikeve pasi fitoi te paren dhe me pas barazoi ndaj Atalantas. Riccardo Calafiori ishte që ishte afër golit që në start, por italiani ishte i pafat.

Por në minutën e 29-të, Arsenali mori epërsinë, pasi portieri Dmytro Riznyk shënoi autogol për 1-0. Gabriel Jesus kishte dy raste në pjesën e parë, por që nuk ia doli të shtojë epërsinë. Edhe në pjesën e dytë, Arsenali vazhdoi me sulme, por nuk arriti të shënojë.

AUTOGOLI I SHAKHTAR – VIDEO

PENALLTIA E PRITUR NGA SHAKHTAR – VIDEO

Leandro Trossard kishte rastin më të mirë për të shtuar epërsinë nga penalltia, por gjuajtja e tij u ndal nga portieri Riznyk. Nje lajm i keq erdhi nga demtimi i Calafiorit (duhet pare nese do te jete gati per sfiden ndaj Liverpool).  Me këtë fitore Arsenali ka 7 pikë dhe mban një vend në pjesën e epërme të renditjes.

Juventusi pesoi humbjen e pare sezonale ne nje ndeshje ku Stuttgart meritonte plotesisht pasi pa nje gol te anuluar (te dyshimte per prekje mes krahut dhe dores nga Undav) nje penallti te pritur nga Perin dhe ne fund gjeti rrjeten me Bilal qe vulosi 3 piket ne Torino. Eshte humbja e pare per djemte e Thiago Motta qe deri tani kishin fituar dy ndeshje ne Champions dhe barazuar 3 ne Serie A, duke i fituar te tjerat.

PRITJA E PERIN PENALLTIA – VIDEO

GOLI I BILAL – VIDEO

Paris Saint-Germain ka barazuar 1-1 në shtëpi pëballë PSV-së. Noa Lang shënoi për 1-0 për skuadrën angleze, që u asistua nga Saibari në minutën e 34-të. Ky ishte goli i vetëm në Parkun e Princave në 45 minutat e parë. Një pikë parisienëve ua siguroi Achraf Hakimi, kur shënoi në minutën e 55-të me një asistim të Fabian Ruiz. PSG ka vetëm katër pikë nga tri ndeshje të zhvilluara, ndërsa në javen e katërt takohen me Atletico Madridin.

BARAZIMI I HAKIMIT – VIDEO

Aston Villa fitoi 2-0 ndaj Bolognas duke marrë pikë të tjera të rëndësishme në Champions. Golat u shënuan nga John McGinn në minutën e 55′ dhe Jhon Duran në minutën e 64′. Të njëjta ishin fitoret edhe për Girona (2-0 ndaj Slovan Bratislava me golat e Gutierrez dhe Juanpe) dhe të Sporting Lisbona (2-0 ndaj Sturm me golat e Santos dhe Gyokeres).

Lajme të tjera

Lajmet e fundit