Champions dhe Europa League: zbulohet plani, programi dhe stadiumet! UEFA vendos më 17 qershor

9 Qershor 2020
12:55
Telesport
back button

Lisbona është qyteti superfavorit për të pritur fazën finale të Champions League, por vendimi zyrtar ende nuk është marrë pasi pritet sigurisht mbledhja e Komitetit Ekzekutiv të datës 17 qershor.

Miniturneu final mbetet sidoqoftë i vetmi opsion i mundshëm. Kjo për të shmangur probleme të udhëtimeve (me pasoja rreziku të infektimit). Të gjitha skuadrat e grupuara në një seli të vetme. Por, ende nuk është vendosur nëse do të jetë “final four” apo “final eight”, pra në çerekfinale apo gjysmëfinale.

CdS - Accordo UEFA-ECA: Champions League ed Europa League da ...

Ky vendim lidhet shumë edhe me ecurinë e kampionateve kombëtare dhe koha në dispozicion për Kupat. Çerekfinalet mund të luhen edhe në selitë e parashikuara dhe stadiumet e përkatësisë së ekipeve.

Lisbona është finalja “më interesante” sot: e organizuar, me dy stadiume moderne, pak rrezike infektimi dhe fiskalitet i mirë. Nuk është e vetmja në listë, por më e avantazhuar se Frankfurti dhe Moska (që është dorëzuar).

Stadio del Benfica e museo 2020 - Lisbona

Për Europa League flitet për dy mundësi: Budapest dhe Gjenevë. Sidoqoftë, faza finale do të zhvillohet në një seli emergjence sepse qytetet e paracaktuara – Stamboll (Champions) dhe Danzica (Poloni) – janë të shqetësuara për të pritur një ndeshje me dyer të mbyllura me kosto dhe pasoja ekonomike të llahtarshme.

2019 In Review – November - The Stadium Business

Ajo që UEFA po mendon (shkruan “Gazzetta dello Sport”) është të zhvendosë një vit më pas dy qytetet pritëse të këtij edicioni – Stamboll dhe Danzica (2021). Kështu, Shën Pjetërburgu dhe Sevilja do të shkonin në 2022 dhe Mynih e Budapest në 2023.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit