CHAMPIONS | Dortmund trondit “Bernabeun”, Arsenali i falet një autogoli. Juventusi ende pa gola, PSV befason PSG (VIDEO)

22 Tetor 2024
21:59
Telesport
back button

Pjeset e para te ndeshjeve te Champions League ne mbremje përfunduan pak më parë. Po zhvillohen pesë ndeshje ne 5 stadiume por rezultati me trondites eshte ai ne “Santiago Bernabeu” ku Borussia Dortmund ka arritur qe te shenoje dy gola ndaj Real Madridit.

GOLI I MALLEN – VIDEO

GOLI I GITTENS – VIDEO

DY SHTYLLA REALI – VIDEO

PRITJA E COURTOUIS – VIDEO

Nderkohe, Courtouis ka bere nje super pritje duke shmangur golin e trete teksa Real Madridi pati dy shtylla brenda nje aksioni por ishte i pafat. Tifozeria kerkon me shume dhe ka bere vershellimat e para. Dortmund qe ka shenuar brenda 4 minutash hapesire kohore mes dy golave: Mallen dhe Gittens.

Goli i parë i Gutierrez në Champions League  vjen në një moment delikat të ndeshjes midis Girona dhe Slovan, bardhekuqte kryesojnë ndeshjet 1-0.

AUTOGOLI I SHAKHTAR – VIDEO

Arsenali është mirënjohës për autogolin e Shakhtarit dhe është ne avantazh në shtëpi, ndërsa PSG u befasua nga goli i Lang në minutën e 34-të dhe po vuan në Parc des Princes ndaj PSV. Santos ka shenuar per Sporting ndaj Sturm Graz. Sakaq, Juventus-Stuttgart dhe Aston Villa-Bologna jane ende barazim.

GOLI I PSV – VIDEO

GOLI I SPORTING – VIDEO

Lajme të tjera

Lajmet e fundit