CHAMPIONS: E pabesueshme çfarë humb Adeyemi, shpëton Real-i (Video)

1 Qershor 2024
21:30
Denis Hakanaj
back button

Borussia Dortmund dhe Real Madrid po përballen në Wembley në finalen e Champions League.

Los Blancos janë në kërkim të trofeut të 15-të në këtë kompeticion, ndërsa verdhezinjtë synojnë ta fitojnë kompeticionin për herën e dytë.

Ka nisur me një të papritur sfida duke parë se pas vetëm 20 sekondash lojë ndeshja është ndërprerë për shkak se një tifoz është futur në fushë

DORTMUND-REAL – FUTJA NE FUSHE E TIFOZIT – VIDEO

Në minutën e 21-të ka ardhur rasti i parë i rrezikshëm i ndeshjes me Adeyemi-n që ka shpërdoruar një rast të pastër pasi ka dalë i vetëm përballë portierit Courtois.

DORTMUND-REAL – RASTI I HUMBUR NGA ADEYEMI – VIDEO

Dy minuta më mbrapa, Borussia ka shkuar përsëri afër golit, por goditja e Fullkrug është ndalur nga shtylla. Megjithatë, sulmuesi i verdhezinjve dukej se ishte në pozicion jashtë loje.

DORTMUND-REAL – SHTYLLA E GODITUR NGA FULLKRUG – VIDEO

Lajme të tjera

Lajmet e fundit