CHAMPIONS | Emocione por jo gola në Etihad, Man City dhe Inter ndajnë pikët. Dortmund me “tris”, PSG i falet Mendes (VIDEO)

18 Shtator 2024
23:08
Telesport
back button

Manchester City dhe Interi kanë barazuar pa gola në debutimin në formatin e ri të Ligës së Kampionëve. Nje ndeshje qe ka qene me shume si nje loje “shahu” dhe e kujdesshme nga te dy ekipet me ekipin e Guardiolas qe ka prodhuar me shume sidomos pjesen e dyte por me zikalterit qe kane qene te rrezikshem sidomos ne kundersulm duke shperdoruar ne pjesen e pare me Thuram, ndersa ne te dyten me Mkitaryan.

Citizens e kishin iniciativën qysh nga fillimi, duke bërë presion mbi mbrojtjen zikalter. Rasti i parë serioz në ndeshje u shënua në minutën e 27-të, kur Kevin de Bruyne lëshoi një goditje, por që shkoi ngjitur shtyllës së majtë.

Në minutën e 36-të, Erling Haaland ishte afër të shënonte, por që edhe kjo goditje shkoi afër shtyllës së djathtë të portës së Yan Sommer. Rasti më serioz për Interin në 45 minutat e parë e pati Marcu Thuram (42’), me goditjen e tij që shkoi jashtë.

Sommer bëri një goditje bravuroze në minutën e 43-të, pasi ndaloi goditjen e De Bruynes. Pjesa e dytë ishte më e balancuar, me Interin që tregoi më shumë.

Duke shkuar nga përfundimi i takimit, të dy skuadrat intensifikuan sulmet në portën e njëra-tjetrës. Interi rrezikoi me anë të Henrikh Mkhitaryan, me goditjen e tij në minutën e 76-të që goditi shtyllën.

Tre minuta më vonë, Josko Gvardiol testoi Sommerin me një goditje me kokë, por as ky nuk ia doli të shënonte. Ne fund, ishte Gundogan ai qe dy here pati shansin e arte, ne te dy rastet me koke. Sidomos ne sekondat e fundit.

Dy skuadrat u ndanë të kënaqura me nga një pikë, me Cityn që në rrethin e dytë takohet me Slovan Bratislavën, ndërsa Interi do ketë punë me Crvena Zvezdën.

RASTI I GUNDOGAN – VIDEO

PSG i falet Nuno Mendes ne frymen e fundit dhe fiton sfiden ndaj Girona jo pa veshtiresi.

GOLI I NUNO MENDES – VIDEO

Me më shumë përpjekje se sa pritej, por në fundBorussia Dortmund e kaloi mirë proven ndaj Club Brugge në shtëpinë e belgëve në ditën e parë të Champions. Përfundon 0-3 për verdhezinjtë e Gjermanisë, me golat vendimtarë të Bynoe-Gittens, autor i një dysheje të bukur në minutat 76 dhe 86 dhe nga Guirassy me penallti në fund të ndeshjes. Si rezultat i rezultatit, gjermanët shkojnë menjëherë në 3 pikë së bashku me të gjithë fituesit e tjerë të ditës së parë dhe në pritje të ndeshjeve të nesërme.

GOLI I GITTENS – VIDEO

GOLI I GITTENS – VIDEO

GOLI I GUIRASSY – VIDEO

Tri pike po edhe nga Celtic qe ka shpartalluar me rezultatin e thelle 5-1 ekipin e Slovan Bratislava ne sfiden e luajtur ne Skoci. Golin e hapjes për ekipin e Rodgers e shënoi Scales në minutën e 17-të, por ishte në pjesën e dytë që vendasit shperthyen falë golave ​​të Furuhashit në minutën e 47-të, Engels nga penalltia në minutën e 56-të, Maeda në minutën e 70-të dhe nga Idah në minutën e 87-të. Goli i Wimmer në minutën e 61-të ishte i nderit per miqte.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit