CHAMPIONS-EUROPA LEAGUE: Sot zyrtarizohen datat dhe stadiumet! Zbulohet plani që pret vetëm “vulën”

17 Qershor 2020
12:56
Telesport
back button

Numërimi mbrapsht ka nisur! Sot është një ditë e rëndësishme për fatin e Champions League dhe Europa League, pasi Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s do të mblidhet për të vendosur në lidhje me datat dhe sidomos axhendën e përballjeve të fazave të mbetura në dy kompeticionet.

Champions League - Chiamarsi Bomber

Champions League pritet të “vuloset” në Lisbonë (duke përjashtuar  ndeshjet e mbetura të fazës së 1/8-ve, pra Juventus-Lyon, Barcelona-Napoli, Manchester City-Real Madrid dhe Bayern M.-Chelsea,  më 7 dhe 8 gusht). Final Eight, e gjitha në Portugali, e ndarë mes stadiumeve “Da Luz” (Benfica) dhe “Alvalade” (Sporting Lisbona).

Çerekfinalet mes 12 dhe 15 gusht, gjysmëfinalet mes 18 dhe 19 gusht. Finalja më 23 gusht.

CHAMPIONS LEAGUE 2019-2020

8 Gusht (1/8-tat)

Juventus-Lyon (Torino)

Barcelona-Napoli (Barcelonë)

Manchester C.-Real Madrid (Mançester)

Bayern-Chelsea (Mynih)

12-15 Gusht (çerekfinale)

Luhen në Lisbonë – ndeshje të vetme

18-19 Gusht (gjysmëfinale)

Luhen në Lisbonë – ndeshje të vetme

23 Gusht  (Finale)

Luhet në Lisbonë

 

EUROPA LEAGUE

Europa League mbetet në Gjermani. Edhe këtu, ndeshjet e kthimit të fazës së 1/8-ve duhet ende të zhvillohen në selitë përkatëse. Do të bëjnë përjashtim ndeshjet e italianeve: Inter-Getafe dhe Sevilla-Roma nuk kanë parë të luhen as ndeshjet e para, ndaj do të zhvillohen në ndeshje të vetme, në tokë gjermane. Më pas, “Final Eight” në 4 qytetet e përcaktuara: Gelsenkirshen (favorite për finalen), Duseldorf, Këln dhe Duisburg. Akti i fundit më 21 gusht, dy ditë përpara finales së Champions League.

2019 In Review – November - The Stadium Business

Vendimet e tjera: Stamboll 2021 dhe jo vetëm. Finalja e Superkupës së Europës pritet të luhet në stadiumin e ri modern në Budapest, më 24 shtator.

Së fundmi, finalet e Champions 2021 dhe 2022 do të zhvillohen në Stamboll dhe Shën Pjetërburg.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit