CHAMPIONS | Gola, emocione dhe “show”. Arsenal i furishëm, Bayern-PSG spektakolare. Barca e City mjaftohen, Interi në avantazh (VIDEO)

26 Nëntor 2024
21:59
Telesport
back button

Janë mbyllur pjesët e para të 7 ndeshjeve që po luhen aktualisht në Champions League dhe që kanë nisur në orën 21:00. Në Mynih, Bayern i Kompany është duke udhëhequr 1-0 ndaj PSG me golin e Kim me kokë në një goditje këndi që është shfrytëzuar mirë edhe nga një gabim i portierit të ekipit francez, Safonov, që është në vend të Donnarumma.

GOLI I KIM – VIDEO

Ky gol në minutën e 38-të i ka dhënë avantazhin ekipit gjerman që ka sulmuar mjaft mirë dhe ka shëprdoruar shumë raste sidomos me Sane dhe me Coman. Në krahun tjetër, ekipi i Luis Enrique gjithashtu ka pasur rastet e veta, me një Neuer që ka ndaluar Dembele, më i rrezikshmi për miqtë.

Arsenal mbyll llogaritë ndaj Sporting Lisbona që në 45′ e para teksa djemtë e Arteta kanë shënuar 3 gola. Martinelli hapi shifrat dhe më pas erdhi goli i Havertz. Mbylli pjesën e parë goli i Gabriel me kokë. Sporting që pas ndërrimit të trajnerit duket totalisht ndryshe.

GOLI I GABRIEL – VIDEO

Fitore e madhe nga Atalanta në fushën e Young Boys duke mbyllur 45′ e para ma 4 gola kundër ekipit zvicerian. Hap dhe mbyll Retegui (me dy gola) dhe në mes Kolasinac dhe De Ketelaere për një avantazh të thellë të ekipit bergamask. Fiton 1-0 dhe Manchester City ndaj Feyenoord me golin e vetëm të shënuar nga Haaland me penallti në të 44′.

GOLI I RETEGUI 2 – VIDEO

GOLI I HAALAND – VIDEO

Interi falë një autogoli ka gjetur gjithashtu rrugën e rrjetës ndaj Leipzig që nuk është shfaqur shumë kërkuese përpara teksa një dëmtim i Pavard ka ndryshuar disi planet e Inzaghit duke hedhur në fushë Bisseck.

AUTOGOLI I LEIPZIG – VIDEO

Lewandowski me penallti ka qenë goli i vetëm i Barcelonas ndaj Brest, teksa më pas ekipi katalanas nuk ka shfrytëzuar rastet e tjera. Raste që ka shfrytëzuar Leverkusen pasi ka shënuar 3 gola për 30 minuta ndaj Salzburg.

GOLI I LEWANDOWSKIT – VIDEO

Lajme të tjera

Lajmet e fundit