Enzo Maresca ka zbuluar se cili është objektivi i Chelsea-t për sezonin 2024/25 dhe ka zbuluar se klubi nuk i ka kërkuar kualifikimin në Champions League.
Londinezët e nisën kampionatin me një humbje 2-0 në shtëpi kundër Manchester City-t, por në javën e dytë morën një fitore të thellë 6-2 kundër Wolves, duke ofruar një futboll sulmues dhe tërheqës.
Megjithatë, Maresca nuk ka ndërmend të përcaktoj një objektiv të qartë për sa u takon rezultateve në këtë moment dhe ka sqaruar se nuk është nën presion për të fituar kampionatin apo të siguruar një vend mes katër të parëve në renditje.
Në një intervistë të dhënë për faqen zyrtare të Chelsea-t, ai ka thënë:
“Në këtë moment, objektivi ynë është të përmirësojmë lojtarët. Askush nga klubi nuk më ka kërkuar të luftoj për titullin apo për një vend në zonën Champions. Më kanë kërkuar vetëm të përmirësoj lojtarët dhe skuadrën.
“Gjëja më e rëndësishme është të përmirësohemi ndeshje pas ndeshje. Gjithashtu, objektivi është të zgjidhim problemin ekonomik dhe të shesim lojtarë. Më pas do të kërkojmë të bëjmë më të mirën tonë dhe të shohim se ku do të arrijmë”.