CHAMPIONS: Ish-lojtari i Marseille çon në parajsë kampionët e Rumanisë! (VIDEO)

17 Korrik 2019
22:40
Anton Cicani
back button

Ndeshje e çmendur! Mund të quhet kështu ajo mes kampionëve të Rumanisë, Cluj, dhe kampionëve të Kazakistanit, Astana (ish-skuadra e Azdren Llullakut). Pasi sfida e vajtjes në Kazakistan përfundoi 2-1 për ekipin e Astanas, në Rumani, duhej përmbysja.

Ndeshja do të niste në malore për Cluj, që pësoi gol që pas 4 minutash nga miqtë, por më pas do të shënonte tre herë me heroin dhe protagonistin e mbrëmjes, ish-futbollisti i Marseille, Billel Omrani, që realizoi dy gola. 

Një autogol do të ishte deçiziv, por sidomos portieri i ekipit rumun (Giedrius Arlauskis), që në minutën e 94-të bëri mrekulli duke pritur atë që do të ishte goli i eliminimit për Cluj dhe i kualifikimit për Astana.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit