CHAMPIONS: Juventusi u përgjigjet kritikave, Morata protagonist absolut në Kiev (VIDEO)

20 Tetor 2020
20:48
Telesport
back button

Pa Cristiano Ronaldo, me një lumë akuzash dhe kritikash ndaj Andrea Pirlo, thumbime për Federico Chiesa, Juventusi gjen forcën dhe në debutimin me fanelën e tretë këtë sezon, në Kiev, mes 20 mijë tifozëve vendas, shënon dy gola dhe merr 3 pikët e para në Champions League, në fazën e grupeve.

Një ndeshje që ka parë bardhezinjtë të humbasin kapitenin Chiellini pas 19 minutash (u aktivizua Demiral) dhe të vuajnë pak vetëm në pjesën e parë, pasi në 45′ e dyta gjithçka merr tjetër ritëm, me Chiesa që fluturon në krah dhe pikërisht nga një driblim i tij vjen edhe aksioni i golit të Morata, që pas Crotones gjen rrjetën e dytë brenda pak ditësh me Juventusin.

Spanjolli do të dyfishojë më vonë me kokë, duke përfituar nga krosimi i bukur i Cuadrados në krah të djathtë.

Një fitore morali, por edhe tepër e rëndësishme.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit