Nga 37 në mbi 130 milionë euro në harkun kohor të pak më shumë se 20 viteve. Ky është evolucioni i të ardhurave që grumbulluan skuadrat fituese të Champions League, në krahasimin mes viteve 2001/02 dhe 2023/24.
Në fakt, në të dhënat zyrtare të UEFA-s, i rikthehemi sezonit në të cilin ishte Real Madridi që e ngriti trofeun, në finalen historike kundër Bayer Leverkusenit falë golit me breshëri të Zinedine Zidane. Në edicionin e kaluar ishin gjithmonë Blancos ata që fituan trofeun, por me shifra dukshëm të ndryshme në planin ekonomik.
Në 2001/02, në fakt, në përgjithësi UEFA shpërndau 519 milionë euro për 32 klubet pjesëmarrëse, të cilat ranë në 407 milionë në sezonin 2003/04 (minimumi në periudhën e analizuar).
Megjithatë, pak nga pak, shifra filloi të rritet sërish, duke arritur në gati 2 miliardë euro të derdhura në arkat e kompanive në edicionin e kaluar.
Numra që do të rriten më tej me revolucionin që sapo ka nisur, i cili sheh zhdukjen e fazës tashmë klasike të grupeve dhe lindjen e fazës së parë me një renditje të vetme dhe tetë kundërshtarë të ndryshëm për çdo ekip.