Champions League, Cristiano Ronaldo zgjedh skuadrën favorite

16 Mars 2024
15:54
Denis Hakanaj
back button

Të premten u hodh shorti i Champions League në selinë e UEFA-s në Nyom të Zvicrës.

Ishte një short i ndërlikuar për Arsenalin, i cili, nëse mposht Bayernin në dy ndeshje, do të përballet me Cityn ose 14 herë kampionët Real në gjysmëfinale.

Dhe pesë herë fituesi i Topit të Artë, Ronaldo, i cili ka fituar kompeticionin në pesë raste me Manchester United dhe Real-in, i ka përjashtuar plotësisht Topçinjtë jashtë favoritëve.

Në fakt, Ronaldo e quajti Cityn të preferuarin e tij për të fituar turneun, pavarësisht lidhjes së tij në Old Trafford.

Kur u pyet për të përmendur favoritët e tij për të fituar Champions League këtë sezon në janar, Ronaldo u përgjigj përmes Mirror:

“Manchester City ka një shans të mirë për të fituar përsëri Champions League. Favoritët? Man City, Real Madrid, Bayern Munich…”.

Ylli portugez më pas vazhdoi t’i thurte elozhe City-t e Pep Guardiolas dhe vlerësoi Tripleten historike të sezonit të kaluar.

“Manchester City bëri mrekulli”, tha Ronaldo. “Komplimente për sezonin e tyre. Lojtarë, trajner. Të shkëlqyer. Më në fund, ata fituan Champions League, ndoshta e merituan dy vjet më parë. Më pëlqen t’i shoh duke luajtur”.

Ndeshjet e para të çerekfinaleve të Champions League do të luhen më 9 dhe 10 prill, ndërsa ndeshjet e kthimit janë të planifikuara për 16 dhe 17 prill.

Gjysmëfinalet do të zhvillohen më 30 prill dhe 1 maj, ndërsa ato të kthimit më 7 dhe 8 maj.

Finalja e turneut do të zhvillohet në Wembley më 1 qershor.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit