Champions League e re është gati për të nisur: të gjitha risitë

2 Qershor 2024
14:00
Denis Hakanaj
back button

E pesëmbëdhjeta e Real Madridit do të mbetet në histori sepse do të jetë fitorja e fundit e Champions League siç e kemi njohur deri tani.

Viti i ardhshëm do të jetë ai i formatit të ri i cili do të prezantojë disa risi, duke nisur nga numri i skuadrave pjesëmarrëse: jo më 32 si më parë, por 36 skuadra që do të tentojnë të garojnë për kupën me veshë të mëdhenj.

Tridhjetë e gjashtë skuadra dhe një grup i vetëm: kjo është risia e madhe e Champions League së re që shfuqizon mini-grupet dhe do të paraqesë një renditje të vetme me të gjitha skuadrat që garojnë.

Secila skuadër do të përballet me 8 kundërshtarë, me katër ndeshje në shtëpi dhe po aq në transfertë: nuk ndalohet më përballja mes skuadrave nga i njëjti kampionatpër ato me të paktën katër skuadra të regjistruara në Champions League.

Në formatin e ri mbetet shorti që do të vendosë kalendarin e formatit të ri: 36 klubet do të ndahen në katër vazo dhe secila skuadër do të përballet me dy nga secila vazo.

Në fund të tetë javëve, renditja do të hartohet me të 36 skuadrat pjesëmarrëse: tetë të parat do të kalojnë direkt në fazën e 1/8-ave (ku do të luajnë ndeshjen e kthimit në shtëpi), ndërsa ato nga vendi i nëntë deri në të 24-in do të luajnë në 1/16-at, gjithmonë me tetë skuadrat që janë të pozicionuara më mirë në renditje si kokë serie.

Asgjë për të bërë, megjithatë, për dymbëdhjetë skuadrat e mbetura që do të përfundojnë sezonin e tyre europian: asnjë rënie në Europa League. Nga 1/8-at formula do të jetë e njëjtë me atë të këtij viti deri në finale.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit