“Champions League është shtëpia jonë, aty do të tregojmë se sa vlejmë”

26 Maj 2023
9:54
Telesport
back button

Manchester United ka siguruar matematikisht një vend në Champions League sezonin tjetër pas fitores 4-1 ndaj Chelsea në ndeshjen e prapambetur të Premier League. Një rezultat që ka kënaqur trajneri holandez Erik ten Hag, që ka përgëzuar skuadrën.

Jemi në Champions League. Nuk ishte një objektiv i lehtë për t’u arritur, pasi në këtë kampionat ka shumë skuadra kompetitive. Ndaj Chelsea luajtëm për 3 pikët dhe ia dolëm mbanë, duke arritur një kualifikim të rëndësishëm”, tha Ten Hag.

Champions League në një kampionat si Premier League është një objektiv i madh, pasi këtu nuk ka asgjë të sigurtë. Ky ekip ka nevojë për këtë kompeticion dhe ne do të jemi aty për të treguar se sa vlejmë”, u shpreh Erik ten Hag.

Tani të synojmë vendin e tretë çka do të na ndihmonte edhe më shumë për sezonin e ardhshëm. Ndeshja e fundi është po aq e rëndësishme sa të tjerat. Duhet të ruajmë përqendrimin dhe të mos pësojmë dëmtime”, u shpreh trajneri i “djajve të kuq”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit