CHAMPIONS LEAGUE, Klopp: Ajo është skuadra më e fortë në botë, te Napoli i druhem stadiumit dhe atij

16 Shtator 2019
20:42
back button

Në prag të sfidës në transfertë ndaj Napolit, që starton edhe misionin për mbrojtjen e titullit kampion të Europës, trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp ka komentuar situatën në kampin e “Të Kuqve”, duke mos rezervuar veten edhe në batutat me mediat.

Pas një starti perfekt në Premier, çfarë i keni thënë skuadrës për këtë fillim Championsi?

“Nuk kemi folur ende, ishim të përqendruar te Newcastle. Është e sigurtë që e njohim kundërshtarin, do të shohim nesër se çfarë do të bëjmë, por vitin e kaluar mësuam shumë nga ndeshja e parë tek ajo e dyta me Napolin. Duhet të mbrojmë mirë, mua më pëlqen shumë të shoh Napolin dhe do ta përgatisim më së miri”.

11 muaj më pas, çfarë ka ndryshuar nga ai KO në Napoli? 

“Jemi rritur në fazën mbrojtëse në ndeshjet pasardhëse, u përmirësuam në vetëm pak ditë. Më pas vijuam ashtu deri në fund. Nuk di se çfarë ndodh këtu, por nuk kam dyshime mbi cilësitë e futbollistëve të mi. Gjithsesi janë qënie njerëzore dhe mund të ndodhë gjithçka. Shpresojmë të vazhdojmë në nivelin e vitit të kaluar, duke luajtur gjithcmonë futboll dhe duke shfrytëzuar cilësitë tona. Duam të qëndrojmë konkurues dhe të përmirësohemi”.

A i druheni efektit San Paolo njëlloj si Anfield? Po efektit Insigne?

“Po, i druhem efektit të stadiumit dhe tifozëve. Gjithashtu edhe efektit të Insigne. Çdo herë që përballemi më qesh në surrat dhe akoma më shumë pas ndeshjeve. Po punojmë mbi mënyrën se si mund ta ndalim. Shpresojmë që ta ndalim një ditë”.

A do të shkonte mbarë një barazim për të dyja skuadrat?

“Nuk e di, varet nga mënyra se si do të luajmë. Do të pranoja edhe një barazim, por nëse do të luanim duke merituar fitoren, atëherë do të doja të fitoja”. 

Liverpool është skuadra më e fortë në Europë për të gjithë, jeni dakord?

“Jo, nuk jemi. Është Manchester City, më e mira në botë. Vitin e kaluar kemi dëshmuar se jemi mes më të fortëve, dhe kur duhej ishim më të fortët”.

Ka një contrast të klimës këtu me atë të Liverpool. Menaxheri juaj deklaroi se ju nuk ju pëlqen shumë koha në Liverpool. A mund të jetë ai motive për tu larguar?

“Besoj e juaja është një batutë. Unë flas seriozisht dhe duhet të them se nuk kam punuar kurrë këtu e mbase do ta kisha të vështirë sepse bën akoma shumë vapë. Ishte një humor gjerman që askush nuk e kuptoi. Disa muaj klima është kështu, ka edhe shumë erë në Liverpool, por mbase me median angleze nuk mund të flitet për këtë. Shpërtheu një çështje me fjalët e menaxherit tim, por ai mbetet një mik. Mbase në Liverpool ka edhe ajër të freskët, ndryshe nga kjo sallë konferencash, shumë e nxehtë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit