CHAMPIONS LEAGUE | Mbyllet edhe java 3, renditja po merr pak formë tani me vetëm 2 ekipe me pikë të plota!

24 Tetor 2024
0:59
Telesport
back button

Java e tretë e Champions League në formatin e ri të këtij sezoni është mbyllur dhe tani renditja e përgjithshme po merr pak formë sigurisht duke qenë se janë lënë pas nga 3 ndeshje për ccdo ekip nga 36 që marrin pjesë. Kujtojmë që në fakt vetëm 8 të parat marrin pjesë direkt në fazën tjetër, teksa vendi i 9-të deri në vend të 24-të luan playoff nga të cilat do të përcaktohen 8 ekipe të tjera.

Por, rruga është e gjatë, edhe për ato që sot e shohin veten jashtë 24 vendeve dhe renditen nga vendi i 25-të deri në të 36-të (që do të thotë kështu eliminim direkt nga kompeticioni)

Por, të kthehemi të ngjarjet e të martës dhe të mërkurës. Të martën ra në sy sigurisht fitorja e thellë me përmbysje e Real Madrid ndaj Borussia Dortmund (5-2) teksa gjithashtu kaloi me zhurmë edhe humbja e parë sezonale e Juventusit që ra 0-1 ndaj Stuttgart. Ndërkohë, fitore për Milan dhe Arsenal por sidomos Aston Villa që është me pikë të plota.

Befasia e të mërkurës erdhi nga Brest që ndali Leverkusen dhe vazhdon të habisë të gjithë. Barazim 0-0 për Atalantan ndaj Celtic. Në mbrëmje më pas, Barcelona ishte qershia mbi tortë me poker 4-1 ndaj Bayern Munich duke ndalur nje hemoragji që zgjaste prej dekade, teksa Raphinha me 3 gola ishte protagonist. Gjithashtu fitoi Interi në fund me golin e Thuram, por edhe Lille që përmbysi Atletico Madrid me rezultatin 3-1 në Ëanda Metropolitano, ku shënoi Zhegrova dhe dy gola Jonathan David.

Liverpool iu fal supergolit të Nunez në Leipzig duke marrë 3 pikë të tjera dhe shkuar 9 pikë tani. Fitore edhe për Feyenoord ndaj Benfica-s në Portugali teksa Manchester City beri detyrën me 5 gola ndaj Sparta Praga në Angli (dy gola Haaland). Fitore edhe për Dinamo Zagreb në fushën e Salzbrug (0-2).

Lajme të tjera

Lajmet e fundit