CHAMPIONS LEAGUE | Renditja nis të marrë formë, PSG rrezikon eliminimin!

26 Nëntor 2024
23:54
Telesport
back button

Bayern Munich fiton ndaj PSG dhe e bën në një ndeshje aspak të lehtë dhe e cila në pjesën e dytë dhe nga fundi mund të ishte tepër e rrezikshme edhe pse ekipi francez luante me dhjetë futbollistë pas daljes me të kuq të Dembele. Skuadra e Kompany shënoi në pjesën e parë me Kim por ishte një festival gabimesh nga Sane dhe Coman, teksa gjithashtu gaboi dhe Harry Kane disa pasime elementare dhe Musiala gjithashtu. PSG pati gjithashtu shanset e saj sidomos në pjesën e parë duke gabuar, ndërsa me daljen e Dembele me të kuq (një protestë dhe një faull pak i nxituar) e kishte më të vështirë të sulmonte. Ndërlikohet situata e PSG në Champions pasi tashmë ëshë vetëm me 4 pikë në 5 ndeshje dhe kanë mbetur edhe 3 të tilla. Për Bayern Munich, kjo fitore jep qetësi dhe shkon në 9 pikë.

Fitore cinike por që vlen për Interin, i cili duket se në Champions është një skuadër kompakte dhe e cila nuk pëson gola. Në fakt, në 5 ndeshje, edhe pse sulmi ka prodhuar vetëm 7 gola, nuk kanë pësuar asnjë, duke u konfirmuar mbrojtja më e mirë. Janë 4 fitore dhe 1 barazim, 13 pikë që e afrojnë më shumë me kualifikimin.

Mirë dhe Atalanta që duket se këto dy muaj po luan me ritme të jashtëzakonshme mes golave dhe paraqitjeve. Skuadra e Gasperinit ka shkatërruar 6-1 ekipin e Young Boys me dy gola nga Retegui, por sidomos një De Ketelaere fantastik me 2 gola dhe 3 asist, duke u shpallur njeriu i ndeshjes. Një gol i pësuar në 5 ndeshje dhe 11 pikë.

Barcelona shkëlqen ndaj Brest, surpriza e Champions, duke fituar 3-0 me një Pedri fantastik në orkestrimin e lojës dhe një Lewandowski që vazhdon me golat dhe shkon 101 në Champions, pas përbindëshave Ronaldo dhe Messi. Në mes, edhe Dani Olmo gëzon me golin e tij.

Arsenali shkatërron Sporting Lisbona 5-1 në një ndeshje pa histori dhe një Saka që shkëlqen, teksa për Gyokeres një mbrëmje e vështirë.
Manchester City në krizë totale dhe “eklips” sidomos sepse sot mund të dilte nga gropa por një çmenduri kolektive kthen ndeshjen nga 3-0 (ku kishte shënuar dy herë Haaland) në një tragjedi pasi Feyenoord barazoi 3-3 duke shënuar pas minutës së 70-të 3 gola.

Fiton me 5 gola Leverkusen që me një Wirtz spektakolar se ka të vështirë ndaj Salzburg. Skuadra e Xabi Alonsos në Champions duket se është fokusuar maksimalisht këtë sezon.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit