CHAMPIONS: Lille ndëshkon Real Madrid me penallti, Juventusi i mallkuar me dy dëmtime dhe golin e Sesko (VIDEO)

2 Tetor 2024
21:55
Telesport
back button

Lille ka gjetur avantazhin në fundin e pjesës së parë ndaj Real Madrid me golin e të zakonshmit Jonathan David me penallti. Një 11-të metërsh që është caktuar nga arbitri italian Mariani pas një prekje me dorë brenza zone nga Eduaro Camavinga, e parë në VAR.

PENALLTIA E LILE – VIDEO

Një pjesë e parë e mirë nga ekipi francez që ka sulmuar dhe është mbrojtur ndërsa shkëndijat e Realit kanë ardhur me Endrick dhe pak Vinicius Jr. Zhegrova deri tani një ndeshje sakrifice por edhe fantazi përpara.

GOLI I SESKO – VIDEO

PENALLTIA QE KERKOI VLAHOVIC – VIDEO

Sakaq në Gjermani, Juventusi e sheh veten në disavantazh ndaj Leipzig, në një sfidë e cila ka parë bardhezinjtë të humbasin shumë shpejt për dëmtime si Bremer, ashtu edhe Nico Gonzalez. Një humbje e dyfishtë, rast i shpërdoruar më pas dhe gol i pësuar nga Sesko. Juventusi është ankuar edhe për një episod brenda zone me goditje ndaj Vlahovic.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit