“Champions?”, Luis Enrique dhe deklarata e papritur: Mbas 12 ditësh mund të jemi të gjithë të vde* ur

3 Shkurt 2024
16:13
Denis Hakanaj
back button

Suksesi 2-1 i PSG-së jashtë fushe kundër Strasbourg-ut nuk ka qetësuar Luis Enrique, i cili është zemëruar në konferencë për shtyp kur u oyet për ndeshjen e Champions League kundër Real Sociedad, e vlefshme për raundin e 1/8-ave.

Luis Enrique ka thënë:

“Ndeshja kundër Real Sociedad? Pas 12 ditësh ndoshta do të vdesim të gjithë. Champions League nuk më intereson tani. Më intereson vetëm ndeshja e radhës, 1/8-at e Kupës së Francës kundër Brestit.

“Në jetë nuk ka kuptim të mendosh për të ardhmen dhe nuk mund të mendosh për të ardhmen në futboll, aq më pak në futbollin e nivelit të lartë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit