CHAMPIONS | Man City-Inter rikthehet pas 466 ditësh. Inzaghi mer vendimin ekstrem mbi formacionin, Guardiola me disa surpriza

18 Shtator 2024
20:00
Telesport
back button

Katërqind e gjashtëdhjetë e gjashtë ditë pas Stambollit, luhet sërish Manchester City-Inter. Kampionët e Anglisë presin kampionët e Italisë në Etihad Stadium, në ditën e parë të Ligës së re të Kampionëve. Fillimi në orën 21:00, gjyqtari Glenn Nyberg: më poshtë janë formacionet zyrtare.

Pep Guardiola heq pluhurin nga formacioni tipik, me disa surpriza: ndër të tjera, Dias, Rodri dhe Bernardo Silva kthehen në formacionin fillestar. Jashtë, mes protagonistëve të mëdhenj të asaj nate në Stamboll, është praktikisht vetëm Stones. Savinho dhe Lewis janë gjithashtu startues.

Simone Inzaghi ndryshon tetë lojtarë në krahasim me barazimin në Monza. Debutimi si titullar për Zielinski, ndërsa Lautaro shkon në pankinë: hapësira për Taremin ne çift me Thuramin. Darmian ende preferohet ndaj Dumfries në korsine e djathtë, ku Bisseck fiton balotazhin me Pavard.

MANCHESTER CITY(4-1-4-1): Ederson; Lewis, Dias, Akanji, Gvardiol; Rodri; Sapinho, Silva, De Bruyne, Grealish; Haaland. Trajneri: Pep Guardiola.

INTER (3-5-2): Sommer; Bisseck, Acerbi, Bastoni; Darmian, Barella, Calhanoglu, Zielinski, Carlos; Thuram, Taremi. Trajneri: Simone Inzaghi.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit