Champions, matematika mban në lojë Inter-in. Por dy fitore mund të mos mjaftojnë

26 Nëntor 2020
15:42
Denis Hakanaj
back button

Inter ka humbur kundër Real Madrid dhe është një hap larg eliminimit nga Champions League: vetëm matematika mban akoma në garë zikaltrit. La Gazzetta dello Sport ka shpjeguar kombinimet e mundshme që mund të shpëtojnë skuadrën e Conte-s.

“Për t’u kualifikuar në 1/8-at e Champions League, Inter-i duhet të fitojë dy ndeshjet e mbetura dhe të shkojë në 8 pikë. Por kjo nuk mjafton, duke parë situatën”, shkruan Gazzetta.

“Zikaltrit, në fakt, duhet të shpresojnë edhe që Borussia Monchengladbach t’i humbë dy ndeshjet e fundit, duke mbetur në 8 pikë dhe mbrapa Inter-it për rezultatin e përballjeve direkte”.

“Inter dhe Borussia kanë barazuar 2-2 në San Siro. Mundësia tjetër, pothuajse e pamundur, është që Real Madrid t’i humbasë të dy ndeshjet, të mbetet me 7 pikë dhe të parakalohet nga zikaltrit në dy  javët e fundit të fazës me grupe”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit